1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tadiçi sulmon ashpër Vuçiqin, arsyeja është Kosova

Rekomandime

Ish- presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate (SDS) Boris Tadiç në intervistën për gazetën spanjolle “El Pais” ka theksuar se atë se BE nuk e ka definuar strategjinë e vetë të konsolidimit as zgjerimit ka për pasojë ndikimin gjithnjë më të madh të Rusisë, Turqisë dhe Kinës në Ballkan, shkruan.

Në kumtesën e SDS rreth kësaj thuhet se Tadiç “Serbia është bërë vendi me vetëm një çështje – Kosovën”.

- Advertisement -

“Gjendja e demokracisë në Serbi thjeshtë është katastrofave. Lider të veçantë evropian kanë lejuar pushtetin aktual që të shkatërroj të gjitha institucionet demokratike në Serbi, ndërsa kjo është problem për të gjith regjionin”, tërhoqi vërejtjen Tadiç.

Ai ka shtuar se nuk kupton këtë qasje të BE-së ndaj Serbisë.

“Pranimi i Kosovës hap rrugë edhe regjioneve tjera për shkëputje të njëanshme. Bashkëbiseduesit e mi evropian nuk e kanë kuptuar temën e Kosovës dhe kanë injoruar potencialin për efekt domino, duke vazhduar pa ndërprerje agjendën e pavarësisë së Kosovës, por kur janë ballafaquar me Krimen, Osetinë e Jugut dhe Abhazinë ishin të shokuar”, tha Tadiç.

- Advertisement -

Lidhur me shkatërrimin e demokracisë brenda Serbisë ai tha” kjo po bëhet nën pushtetin absolut të Aleksandar Vuçiq”, por edhe nga protestat për bojkotim të zgjedhjeve.

“Tash e shtatë vite shkatërron demokracinë dhe mënyra e vetme është që të drejtohemi forcave të mbetura demokratike që marrin parasysh realitetin në Serbi, pasi sot qeverisë absolutisti , demagogu dhe popullisti. Pothuajse në baza ditore jemi ekspozuar lajmeve të rrejshme dhe në ato kushte qytetarët nuk mund të kenë zgjedhje të lira”, tha Tadiç duke shtuar se për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve, pushteti do të ketë edhe më shume deputet, por edhe dhënia e legjitimitetit “këtij procesi është edhe ma problematik”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit