12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Avdyli pranon se ka edhe deputetë të tjerë të LDK-së me COVID-19, por që s’janë deklaruar

Rekomandime

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, i cili është në mesin e zyrtarëve të LDK’së që kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 thotë se nuk e di se si ndodhi që të dalin kaq shumë të infektuar brenda Grupit Parlamentar të LDK’së dhe kryesisë së saj.

- Advertisement -

Në në një lidhje direkte në Frontal të Televizionit 7, Avdyli ka thënë se të infektuarit nga LDK’ja nuk kanë pasur kontakt mes vete dhe se nuk e di se si shpërtheu virusi pikërisht brenda LDK’së.

“Po, nuk e di pse po na ndodhë. Ne në protesta s’kemi dalë”, tha Avdyli.

“Po, ka edhe tjerë që kanë dalë pozitiv, por mbetet të konfirmohet nga ata vetë. Është e pakuptueshme pse ka ndodhë kjo. Varet edhe nga kontaktet e ndryshme që mund t’i jemi. Është e vështirë që të zbulohet shkaktari. Nuk besoj se është mes nesh, sepse së fundi takimet i kemi pasur të mangët. Kemi diskutuar më shumë online”, ka shtuar ai Avdyli.

- Advertisement -

Deputeti ka pohuar se ka edhe të tjerë nga LDK’ja që janë infektuar e që nuk janë bërë publikë.

“Kam informata që ka, por nuk dua t’i zbulojë emrat, sepse dua t’u ruajë privatësinë”, u shpreh Avdyli.

- Advertisement -

Ai ka treguar se për shëndetin e tij janë kujdesur shumë kolegë të tij nga LDK’ja dhe e kanë kontaktuar, përfshirë kryeministrit Avdullah Hotit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit. Por, deputeti thotë se kryetari i partisë, Isa Mustafa, nuk e ka kontaktuar fare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit