6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Lutfi Haziri godet Hotin dhe Zemajn për masat anti Covid – 19, thotë se po punojnë në panik

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se në këtë komunë janë infektuar 210 persona me koronavirus, 4 prej tyre kanë vdekur, derisa 143 të tjerë janë shëruar, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Momentalisht në këtë komunë ka 63 raste aktive, derisa Haziri ka bërë të ditur se janë duke hulumtuar edhe burimet e rasteve tjera.

Ai ka thënë se qeveria në krye me Avdullah Hotin ka marrë vendime antikushtetuese dhe në panik.

“Ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë. IKSHP dhe Qeveria duhet te ecin me masa që fillon me një koordinim ndër-institucional më të mirë. Mundemi me i identifiku burimet e infeksioneve dhe me ngulfat përhapjen. Por, vetëm koordinim më i mirë, ndarje e drejtë e përgjegjesive dhe mbikëqyrje rigoroze. Rritja e nivelit emergjencave në shkallën më të lartë të reagimit, e rritë shkallën e mobilizimit të policisë, emergjencave civile dhe Komunave, përderisa institucionet shëndetësore lehtësohen vetëm në punën e mjekut apo teknikut mjekësor. Të ketë njoftime te rregullta përmes nje zyre dhe ekipi profesional në emër të Qeverisë per testet, kontaktet, burimet, statistikat dhe detyrat”, ka shkruar ai, duke thënë se nuk duhet që të përsëriten veprimet e Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

“Mos i përsëritni gabimet e qeverisë Kurti, si koncetrimi i menaxhimit në një minister, dy qendra të menaxhimit të pandemisë (një në MPB e një MSH), politikat selektive në karantinim dhe centralizim te komunikimit me publikun vetëm në një zyrë, konfliktet institucionale Qeveri/Presidencë, ndërsa tash tendenca me Kuvendin apo opoziten në Kuvend. Nuk jemi në fillim, por në #ditën117 të përballjes me COVID19. Të veprojmë bashkë e jo në mënyrë stihike e me panik. Stafi i administratës, mjekët, çerdhet, policia bile edhe ushtarët e deputetët, janë burime infeksioni, por jo edhe lokalet, xhamitë apo kishat”

“Përpos tjerash, duhet të hapen teatrot e bibliotekat dhe të lejohen dasmat në kushte pandemie, duke respektuar masat mbrojtëse. Solidaritet, lojalitet e besim në luftën e përbashkët me të panjohurën”, ka thënë ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit