-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tahiri: Ditën kur pamë mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së në Speciale, Qeveria Kurti cenoi sovranitetin e Kosovës

Rekomandime

Ish koordinatorja shtetërore e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se dje pamë një mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së në Speciale, ndërsa qeveria Kurti në po të njëjtën ditë cenoi sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës duke biseduar me Serbinë në Bruksel për zbatimin e Asociacionit.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se çështjet e brendshme nuk bisedohen me asnjë shtet tjetër dhe kjo shkelje është bërë në pikën 7 të Marrëveshjes së Ohrit, që zbatimi i Asociacionit dhe vetëmenaxhimit të bëhet me ndërmjetësim të BE-së.

Ajo më tej ka thënë se kjo madje e ka favorizuar Serbinë, e cila dje i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta formojë statutin e Asociacionit.

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Dje pamë një mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UCK-së në Gjykatën speciale ashtu siç luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: Nga ana tjetër, po të njejtën ditë Qeveria Kurti cenoi sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës duke biseduar me Serbinë në Bruksel për zbatimin e Asociacionit. Çështjet e brendshme të shtetit nuk bisedohen me shtet tjetër dhe as me ndërmjetësim ndërkombëtar. Kjo shkelje të sovranitetin dhe Kushtetutës së Kosovës është saksionuar në Marrëveshjen zbatuese të Ohrit ku në pikën 7 përcaktohet se zbatimi i Asociacionit dhe vetmenaxhimit autonomisë për pakicën serbe bëhen me ndërmjetësimit të BE-së. Madje edhe me keq kjo pikë e faktorizon pakicën serbe ndërkombëtarisht e cila u bë palë me shtetin e Kosovës dje në Bruksel me ndërmjtësimin e BE-së. Si pasojë, Serbia dje jo vetëm ndërhyri në punët e brendshme të shtetit të Kosovës por i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta hartoj draftin e statutit të Asociacionit. Kryenegociatori Bislimi dje u mundua dëshprimisht të mashtroi opininionin duke iu shmangur pranimit të këtij fakti. Madje nuk guxoi ta përmend se draft statuti i Asociacionit do ti shkoj Gjykatës Kushtetuese së Kosovës të cilën e kërkon Marrëveshja e Asociacionit e vitit 2015, gjë për të cilën është zotuar Qeveria Kurti ta zbatoj me pranimin e Marrëveshjes zbatuese në Ohër më 18 mars.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit