10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Televizioni gjerman me kronikë për zhvillimet në Speciale: Një hero në bankën e të akuzuarve

Rekomandime

Për tri ditë radhazi në Hagë është duke u zhvilluar seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Në kuadër të Dhomave të Specializuara edhe gjatë javës së ardhshme pritet të vazhdojë ky proces, që me gjasë do të zgjasë për disa vite me radhë.

E në këtë proces gjyqësorë në bankën e të akuzuarve janë edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.

E në lidhje me këto zhvillime, televizioni publik gjerman i ka kushtuar një kronikë nisjes së procesit të gjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve.

- Advertisement -

Ky televizion ka folur për ish-presidentin, Hashim Thaçi, ku përgjatë realizimit të një kronike tregohet se Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi në Kosovë konsiderohen si heronj.

“Është bërthama e shquar e udhëheqjes së UÇK-së , që tani po gjykohet para gjykatës Speciale në Hagë-gati një çerek shekulli pas luftës në Kosovë. I pari dhe më i rëndësishmi ishte komandanti i atëhershëm i UÇK-së, Hashim Thaçi. Kur u arrestua tre vjet më parë, ai ishte ende president i Kosovës”,thuhet ndër të tjerash në raportim.

- Advertisement -

“Një hero i akuzuar për krime lufte”, nis kronika e televizionit gjerman.

Në raportim të mediumit gjerman thuhet se “Prokuroria nuk shqetësohet nëse Thaçi dhe të pandehurit e tjerë kanë kryer vetë vrasje dhe torturë. Mjafton të dinin për krimet, por të mos bënin asgjë për t’i parandaluar. Në fund të fundit, ata do të kishin autoritetin për të komanduar. Në fillim të gjykimit, Thaçi mohoi të gjitha akuzat dhe u deklarua i pafajshëm”.

Përpos kësaj, kjo kronikë raporton edhe për bilbordet e shumta të cilat gjenden kudo nëpër rrugët e Kosovës, me mbishkrime të llojit “Heronj të luftës dhe paqes”, transmeton lajmi.net.

Televizioni gjerman në këtë kronikë ka raportuar edhe për marshin e mbajtur të dielën që lamë pas, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, i cili u mbajt nën organizimin e “Liria ka Emër”.

Përpos kësaj, ky televizion ka raportuar edhe për marshin mbështetës që është mbajtur në Hagë, në ditën e fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku rreth 6 mijë shqiptarë të cilët jetojnë në mërgim u mblodhën në mbështetje të tyre.

Gjithashtu televizioni gjerman në raportim ka përfshirë edhe një dekalrim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për gjykatën speciale.

Aty u tha se Kurti e konsideron Specialen si një nga gabimet më të mëdha në historinë e shtetit të Kosovës.

“Kjo gjykatë është krejt e panevojshme”,thotë Kurti.

Po ashtu theksohet se Kurti ka takuar avokatët e të pandehurve dhe se në kuadër të buxhetit të Kosovës janë caktuar 16 milionë euro për këtë proces.

Ndryshe ish-krerët e UÇK-së edhe gjatë seancave gjyqësore këto ditë janë deklaruar të pafajshëm, duke mohuar akuzat me të cilat ngarkohen, kinse për krime lufte.

Ndër të tjerash ata janë deklaruar krenar për historinë e UÇK-së dhe të Kosovës në përgjithësi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit