-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tahiri: Njeriu që s’e njohu lirinë, as pavarësinë as shtet-ndërtimin sot ringjalli shpresat e armiqve të Kosovës

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, njëherësh ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me publikimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me një marrëveshje të presidentit Hashim Thaçit me NATO-n gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.

- Advertisement -

Tahiri tha se Kurti ka qenë, është dhe do të mbetet politikan i përjashtuar nga rrjedhat e historisë e që sipas tij ky është sindromi që e kompleksen atë.

Sipas deputetit Tahiri sot u kuptua se çfarë rreziku është për shtetin dhe shoqërinë, kompleksi i tij.

Tutje ai tha se sot Kurti kontestoi hapur marrëdhënien me NATO-n, përmes saj me vetë Amerikën.

- Advertisement -

Abelard Tahiri tha se sot Kurti sot ringjalli shpresat e armiqve të Kosovës.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Albin Kurti ka qenë, është dhe do të mbetet një politikan i përjashtuar nga rrjedhat e historisë. Ky është “sindromi” i tij që e komplekson. Por sot, u pa qartë se çfarë rreziku është për shtetin dhe shoqërinë tonë, kompleksi i tij. Luajti me ndjenjat e qytetarëve, duke prezantuar pseudo interpretime rreth marrëdhënieve që janë zhvilluar në kontekste të ndryshme kohore në mes institucioneve tona dhe trupave të NATO-s.

Në retorikën e tij delegjitimuese ndaj NATO-s, nuk pati guxim ta thotë hapur se është kundër orientimit tonë perëndimor, duke qenë i pavetëdijshëm apo tërësisht i vetëdijshëm e i kundërt me faktin se NATO është në radhë të parë vetë SHBA-ja.

SHBA-ja që i prinë NATO-s, është ajo në partneritet me të cilën fituam luftën, lirinë dhe pavarësinë. SHBA-ja është ajo që i prinë NATO-s, e cila, doktrinat kërcënuese ndaj demokracisë i ka vendosur në karantinë për dekada me radhë. SHBA-ja që i prinë NATO-s, ka qenë për 20 vite e është edhe sot e kësaj dite, një ndër garantuesit kryesor të sovranitetit tonë në raport me çdo palë tjetër.

Sot Albin Kurti, kontestoi hapur marrëdhënien tonë me NATO-n e përmes saj, me vetë SHBA-në.

I paaftë për të qeverisur, i paaftë për të marrë vendime për taksën e reciprocitetin, i paaftë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë, ai sot u bë telall i karantinave që presin të shpërthejnë kundër NATO-s, e që ka kohë që kanë kërkuar një adresë që iu rri për shtat.

Njeriu që nuk e njohu as lirinë, as pavarësinë, as shtet ndërtimin. Njeriu që nuk e njohu as flamurin, as deklaratën e pavarësisë, as shpalljen e saj. Njeriu që nuk e njohu as Kushtetutën e vendit, as ligjet e saj e as marrëveshjet e lidhura në referencë të saj. Njeriu që ishte telalli më i madh i regresit me të cilin përpiqej të na portretizonte Serbia jashtë vendit, e mohuesi më i madh i progresit për të cilin na mbështetën aleatët tanë.

Ky njeri i përjashtuar nga historia, sot si kryeministër, i ka bërë favorin më të madh e i ka ringjallur shpresat e armiqve të Kosovës.

Nëse dikush duhet të mbahet përgjegjës për shkelje të Kushtetutës, është pikërisht ky që se ka përfillur kushtetutën në asnjë hap e asnjë drejtim, e sot në emër të saj, po i bën dëmin më të madh raportit tonë me SHBA-në dhe NATO-n.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit