Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe kreu i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj janë takuar sot në mëngjes.
Takimi i treshes ka zgjatur me tepër se një orë dhe sipas burimeve të IndeksOnlinet, ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.
Takimi është zhvilluar në njërin prej restoranteve në kryeqytet.
Rikujtojmë se Gjykatës Speciale i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kohë për të vendosur rreth akuzave ndaj Thaçit e Veselit.
Brenda dy dite Specialja duhet të vendosë për konfirmim apo jo të aktakuzës.