Këngëtarja Tayna, e cila me këngët e saj po arrin një sukses të madh së fundmi po qëndron në New York, siç ka raportuar Indeksonline arsyeja e kësaj vizite është për xhirimet e klipit për këngën e re që do ta sjellë së shpejti.
Ajo vëmendje të madhe, përpos muzikës, po merr edhe për paraqitjet e saj publike.
Tayna nuk heziton t’i ekspozojë linjat e saj trupore, njësoj ka bërë edhe së fundmi, nga një pishinë, ajo ka vënë në pah format e përkryera.
Kujtojmë se kënga e fundit që e solli në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, me titull “Bye Bye” u prit mirë nga publiku.