0.3 C
Pristina
Saturday, December 9, 2023

Vajzat shqiptare “pushtojnë” ballinat e revistave botërore në të njëjtën kohë

Rekomandime

Rita Ora dhe Bebe Rexha padyshim që janë ndër emrat shqiptarë më të njohur në botë, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe dy vajzat shqiptare kanë “pushtuar” ballinat e revistave të njohura botërore në të njëjtën kohë.

Kjo gjë i ka pëlqyer shumë edhe Elena Orës, motrës së Ritës e cila e ka shpërndarë fotografinë e revistave në rrjetet sociale duke u shprehur krenare për to.

“Shumë e lumtur sot në aeroport gjatë rrugës për në Greqi, i kam këto dy kompani me vete, jeta ime është shumë e mirë. Dy vajzat shqiptare në ballinë në kohë të njëjtë”, ka shkruar Elena.

Më shumë artikuj

Të fundit