3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Të gjitha gratë që punësohen në Kosovë do të marrin nga shteti deri në 170 euro

Rekomandime

Nga ky muaj të gjitha gratë që punësohen do të paguhen deri në 170 euro për tre muajt e ardhshëm nga buxheti i Kosovës.

- Advertisement -

Kështu ka njoftuar, të enjten, ministri i Financave Hekuran Murati, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot kam nënshkruar vendimin për operacionalizmin e Masës 1.3 – për Mbështetjen e Grave në Punësim. Me këtë masë parashihet subvencionimi i pagës për 50% (max 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore korrik/2021 e tutje”, ka shkruar Murati.

SPONSORED CONTENT

- Advertisement -

Утрљајте ово у проширене вене пре спавања и оне нестају за 3 дана

Venoform

- Advertisement -

Sipas tij pas periudhës 3-mujore, këto të punësuara do të subvencionohen sipas Masës 1.2, me 10% të pagës bruto.  Kusht është që të punësuarat e reja të mos figurojnë aktive në periudhën tatimore qershor/2021

Në ministrinë e Financave thonë se kjo masë reflekton një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës i cili qëllimi kryesor ka fuqizimin e grave në tregun e punës, shkruan Infokus.

“Punësimi i grave është tejet i rëndësishëm ashtu që të kemi një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe shoqëri përparimtare”, thuhet në një komunikatë të këtij institucioni.

Ndërkaq, për të përfituar nga  ky subvencion, punëtoret e reja duhet të deklarohen nga punëdhënësi në deklaratën e rregullt mujore që dorëzohet në sistemin elektronik EDI të ATK-së. Pasi të jetë bërë deklarimi, punëdhënësi duhet të plotësojë formularin e kërkesës për subvencionim, po ashtu përmes sistemit EDI./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit