3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Të gjithë po flasin për të, por ku është tani presidenti Thaçi

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me Implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Siç njofton zyra e kryeministrit përmes kësaj marrëveshje atë kohë kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar, njofton Reporteri.

- Advertisement -

Në opinion e Qeverisë për këtë, bëhet me dije se ekzistojnë deshmi e mundësi ligjore që Thaçi të shkarkohet nga detyra e presidentit.

Por perderisa të gjithë po flasin për të, dhe kohën e tij si kryeministër, Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjendet në Shtette e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka takuar të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, zëvendëspresidentin ekzekutiv të Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington.

- Advertisement -

Në opinion e përgatitur rreth marrëveshjes me NATO-n Kurti shtron katër pyetje, përmes së cilave tenton të shpjegojë që ky veprim i Thacit është shkelje kushtetuese.

Në shkresën e gjatë, Zyra e Krzeministrit tenton të japë përgjigje në secilën pyetje:

- Advertisement -

(1) Shkembimi i letrave ndërmjet kryeministrit Thaçit dhe sekretarit Rasmussen, a duhet konsideruar akt i lidhjes se nje rnarreveshjcje nderkombetare?

(2) Nese po, fshehja e kesaj marreveshjeje prej Kuvendit te Republikes se Kosoves, a paraqet shkelje te kerkesave kushtetuese per bartjen e kompetencave shteterore te organizata nderkombetare (Nerti 20 [Bartja e Sovranitetit]) dhe ratifikimin e marreveshjeve nderkombetare (Neni 18 [Ratifikimi Marreveshjeve Nderkombetare])?

(3) Nese po, fshehja e kesaj marreveshjeje prej Kuvendit te Republikes se Kosoves, a
Mund te konsiderohet “shkelje e rende e Kushtetutes” ne kuptimin e nenit 91 te
Kushtetutes [Shkarkimi i Presidentit]?

(4) Nese po, a mund te mbrohet presidenti Thaçi nga procedura e shkarkirnit nga pozita e presidentit duke cituar faktin se “shkeljen e rende te Kushtetutes” e kishte kryer perpara se te behej president?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit