2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Të infektuar me coronavirus, rrëfimi i çiftit që Vitin e Ri po e kalon në Klinikën Infektive

Rekomandime

Në secilën shtëpi sot mblidhet familja dhe bëhen përgatitjet e fundit festive për natën e Vitit të Ri.

- Advertisement -

Por, dita e fundit e vitit 2020 i ka gjetur shumë qytetarë në Klinikën Infektive dhe klinikat e tjera të QKUK-së si të infektuar me COVID-19.

I tillë do të jetë 31 dhjetori edhe për çiftin Maliqi të cilët nata e ndrrimit të motmoteve do t’i gjejë në njërën nga dhomat e Klinikës Infektive ku po shërohen nga COVID-19.

Avdullah Maliqi, në një lidhje direkte për Klan Kosovën, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat, pasi ky virus nuk është aspak i lehtë për t’u tejkaluar.

- Advertisement -

“Edhe unë me bashkëshorten, sikur shumë njerëz nëpër botë, jemi prekur nga virusi COVID-19. Kemi qenë në një gjendje të rëndë në momentet kur kemi ardhur këtu. Falë stafit mjekësor të Klinikës Infektive, që na ka ndihmuar shumë, tani jemi më mirë”.

“Lutja më e madhe për vitin 2021 është që sa më pak njerëz të preken nga ky virus. E kisha bërë një apel që njerëzit t’i respektojnë këshillat e IKSHPK-së, sepse është një virus shumë i rëndë”.

- Advertisement -

Maliqi ka thënë se nuk e ka pritur aspak që fundviti do ta gjente duke luftuar me një virus dhe jo në shtëpinë e tij.

Edhe bashkëshortja e tij Zejnie Maliqi, përpos që s’e ka pritur se festën do ta kalonte kështu, e ka përjetuar rëndë mungesën e familjes mëngjesin e sotëm.

“Asnjëherë s’e kam menduar. Kam menduar krejt më ndryshe, por me këtë virus u përball krejt bota – ashtu si edhe ne. Ishte shumë e rëndë mungesa e familjes, por fati kështu e ka dashur. Dëshira ime për vitin 2021 është që vetëm të kemi shëndet dhe sa më parë të na largohet ky virus”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit