0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Të shtëna në aheng familjar, policia sekuestron dy armë

Rekomandime

Mesditën e djeshme, policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mihal Grameno” në Mitrovicë.

Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes kishte aheng familjar.

- Advertisement -

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy armë dhe disa gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A. M., 34 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në aheng familjar.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit