4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tensionet me Malin e Zi, Vuçiç anulon vizitën në Podgoricë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vendosi të anulonte vizitën private të planifikuar në Malin e Zi, pas mosmarrëveshjeve të lindura mes dy shteteve fqinjë lidhur me ligjin e feve të miratuar në Podgoricë, për të cilin serbët thonë se diskriminon Kishën Ortodokse Serbe.

- Advertisement -

Ky ligj u bë shkas edhe për sulmin e ambasadës malazeze në Beograd. Vuçic njoftoi se nuk do të shkojë në Podgoricë javën e ardhshme për shkak të shqetësimeve nga zyrtarët malazezë se prania e tij do t`i rriste më shumë tensionet dhe do të rrezikonte pavarësinë e vendit.

“Vendosa të mos shkoj dhe me këtë vendim, u pajtua edhe patriarku serb, Irinej”, ka thënë ai. Më herët, Vuçic kishte deklaruar se do të vizitonte kishat serbe në Mal të Zi me rastin e Krishtlindjes Ortodokse që festohet në 7 janar.

Kreu i shtetit serb sakaq, i akuzoi zyrtarët malazezë dhe ata perëndimorë – ndonëse nuk tregoi haptazi se për kë bëhej fjalë – duke thënë se kishin nisur një “fushatë histerike gënjeshtrash”, që në momentin kur ai kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Malit të Zi. Ky i fundit u shkëput nga Serbia në vitin 2006. Një e treta e popullsisë prej 620 mijë banorësh atje, deklarohen si serbë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit