1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tentoi ta vras vëllain për tokë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar që të përcaktohet masa e paraburgimit, ndaj të dyshuarit I.O., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ”Vrasja e rëndë në tentativë’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, i dyshuari I.O., për shkak të një mosmarrëveshje familjare, rreth një prone, me dashje ka tentuar ta vras vëllain e tij, viktimën O.O. Ai po ashtu ka rrezikuar edhe jetën e viktimave H.O. dhe F.O.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 23 Korrik 2020, në Komunën e Vitisë, i dyshuari I.O., për shkak të një mosmarrëveshje familjare, rreth një prone, me dashje dhe me qëllim, ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain e tij, tani të dëmtuarin O.O., duke rrezikuar edhe jetën e të dëmtuarve H.O. dhe F.O., ashtu që pas fjalosjes ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të të dëmtuarve, me ç’rast të dëmtuarit O.O., i ka shkaktuar lëndime në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë, ndërsa, të dëmtuarës H.O., i ka shkaktuar lëndime në krahun e majtë, të cilët për shkak të natyrës së lëndimeve janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, i dyshuari I.O., në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi një armë zjarri dhe një revole me gaz.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit