Partia Demokratike e Kosovës sot ka zëvendësuar kandidaturën e Sami Lushtakut, me të deputetit të kuvendit të Kosovës, Fadil Nura.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtaret e PDK-së dega në Skenderaj për portalin rajoni.org, të cilët kanë thënë së zëvendësim do të bëhet sot.
- Advertisement -
Ndryshe, Fadil Nura është edhe ish-nënkryetar i Komunës së Skenderajt.
PDK për kundër-kandidat e ka Bekim Jasharin, kryetarin aktual të Skenderajt dhe Sokol Halilin.