1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Tërmkolli për Albin Kurtin: Po sillet sikur me e prekë zotin me dorë

Rekomandime

Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ftuar në emisionin Frontal në T7, ka folur për bisedimet për koalicion në mes të LDK-së e LV-së.

- Advertisement -

Ajo e ka quajtur absurde mënyrën e komunikimit të liderit të LV-së, me video mesazhe, teksa ka thënë se kjo tregon shumë për mendësinë e tij politike.

“Është absurd kjo mënyrë e komunikimeve e Albin Kurtin me LDK-në sepse të paraqitesh para opinionit tregon shumë për mendësinë e tij politike. Nuk e di pse ka arsye me u mshef, LDK është këtu nuk jemi në shtet tjetër”, thotë ajo.

Tërmkolli shton se Albin Kurti mund të ketë qëllim mos të arrihet marrëveshja me LDK-në.

- Advertisement -

“Sa i përket qëllimeve natyrisht se sot janë pak ma të qarta me rastin e nominimeve sepse sot së paku kemi një afat, a është e mirë mendoj që është gabimi tjetër në hapa i Albin Kurtit, nuk e di ndoshta e ka si qëllim për mos me mrri marrëveshjen, me sa po shihet e ka një synim të tillë. Do të kishte kuptim nominimi në rast të arritjes së një marrëveshje, në këtë situatë, kur nuk ka marrëveshje, nominimi një far lloj përpjekje e vazhdueshme e LV-së jo në garë për marrëveshje, por, kujt do t’i mbetet faji. Albin Kurti nuk ka bo kurrgjë për me mrri marrëveshje, krejt çka ka bë u kanë për mos me mrri marrëveshje”, shton ajo.

Sipas Tërmkollit, LV është fituese e zgjedhjeve në mënyrë shumë minimale.

- Advertisement -

“Kush je ti me i dhanë LDK-së ose me i marrë diçka? Është fitues i zgjedhjeve në mënyrë shumë minimale. LDK nuk po kërkon shumë po kërkon një barasvlerë të pushtetit, dhe oferta ose më në fund ajo propozimi i LDK-së për një baraspeshim është në harmoni të plotë me rezultatin e zgjedhjeve, përveç nëse Albin Kurti bën diferencime”, tha tutje.

Ajo ka shtuar se kjo reflekton paaftësinë e tij për të formuar qeverinë.

“Ka tregu më shumë paaftësi për me formu qeverinë, aftësia është me mbërri një koalicion me LDK-në, madje në situatën ku jemi përveç LDK-së që do të duhej me pas sjellje të tilla politike do të duhej edhe me të tjerët, jemi në një situatë të tillë ku do të na duhej një konsensus i madh politik. Ne do të përballemi me bisedimet me Serbinë për të arritur një marrëveshje finale.

Do të duhej me ul krytë secili me u bo të mençëm, me shkelë me kam në tokë me ju referu qytetarëve e partnerëve sikur e kanë prek zotin me dorë, Albini e Vetëvendosja, këto janë sjellje shumë të çuditshme”, thotë ajo në emisionin Frontal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit