1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve, në Luginën e Preshevës, dha rezultatin e tij

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin.

Ai theksoi se ata tashmë do të kenë më shumë deputetë, që do të ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve në atë anë.

- Advertisement -

Sipas presidentit, bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate.

Këtë reagim Thaçi e bëri pas zgjedhjeve të djeshme në Serbi, ku sipas rezultateve të para thuhet se Alternativa Demokratike Shqiptare ka siguruar katër vende në Kuvendin e Serbisë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij.

Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë. HTH

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit