2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Thaçi dhe Kurti shtrëngojnë duart, reagon edhe Gani Geci: Ja çka më tha Bujar Bukoshi

Rekomandime

Ish-deputeti i Republikës së Kosovës, Gani Geci e ka komentuar duarshtrëndimin e liderëve politik gjatë përvejtorit të 12 të Pavarësisë së Kosovës.

Geci, i cili ka publikuar edhe dy fotografi në rrjetin social Facebook, gjatë përshëndetjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit me kryeministrin Albin Kurti dhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, kërkon që të ndalen përçarjet njëherë e përgjithmonë.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Gani Gecit:

Duke pa këto foto, kërkoj nga pozita e nga opozita që mos të merren më me kopalla e me përralla populliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, mos na krijoni përçarje në popull se që 22 vjet ka familje në Kosovë që vuajnë nga përçarjet që u krijuan gjatë luftës e pas luftës. Jemi të vrarë e të plagusur, jemi të sharë e të e sakatuar për 2 dekada me radhë për kolltuqet e dikuj që nuk e meriton.

Mos u merrni me foto e me fjalë boshe respektojini dokumentët zyrtare të shkruara në letër e të aprovuara në Kuvenin e Kosovës që rregullojnë edhe sjelljen tuaj edhe jetën tuaj si dhe jetën e qytetarëve tanë.

- Advertisement -

Ne vitin 1999 te Sllovenia Sporti në zyre e tij Bujar Bukoshi me tha – unë jam kryministri i Republikes së Kosovës, e unë i thash – për këtë karriken tënde plotë familje nuk do t’i leshojë belaja edhe 200 vjetë nga përçarjet që na i keni krijuar andaj edhe tash po e përsëris, boll ma me sharje e përçarje hecni përpara se jemi lodhë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit