-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thaçi e Haradinaj në Raportin e Freedom House 2022: Figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin

Rekomandime

Sipas Raportit të Freedom House për vitin 2022 në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, ka një referencë të rëndë për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK’së Ramush Haradinaj. Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita.

- Advertisement -

Raporti i ri i “Freedom House” flet edhe për emra të përveçëm, konkretisht për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, personalitetet e të cilëve i lidh me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raportin e Freedom House.

“Freedom House” vlerëson se korrupsioni dhe klientelizmi shpesh bëjnë presion mbi votuesit gjatë zgjedhjeve. Duke theksuar se biznesmenët e fuqishëm në Kosovë mund të ndikojnë në zgjedhjet politike të punonjësve të tyre.

- Advertisement -

Gjithashtu thuhet se Serbia vazhdon të ushtrojë ndikim në Listën Serbe, si dhe në zgjedhjet politike të serbëve etnikë në përgjithësi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit