1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thaçi: Grupi i Kurtit, Sveçlës dhe Vitisë të sqarohet sa më parë për shtytjen në vetëvrasje të të riut dhe rastin Pacolli

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ai në këtë kohë pandemie respekton vetëm udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik dhe jo ato të Qeverisë së Kosovës.

“Vendimet e Qeverisë janë shpallur antikushtetuese dhe për këtë nuk kam çfarë të shtojë. Vendimet e Grupit të Kurtit janë shpallur si shkelje e rëndë kushtetuese dhe unë i respektoj vetëm këshillat e IKSHPK dhe jo të grupeve të tjera”, është shprehur Thaçi, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Thaçi ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla duhet të sqarohen për rastin e kthimit të deputetit Behgjet Pacolli në vend dhe humbjen e jetës së të riut Agon Musliu në karantinë te Qendra e Studentëve.

Grupi i Kurtit, Sveçlës dhe Vitisë duhet të sqarojnë se pse Pacolli ka devijuar fluturimin në drejtim të Tiranës dhe shtytjen në vetëvrasje të studentit, sikurse për seleksionimin se kush duhet të karantinoret dhe kush jo”.

“Sa më shpejt që të përgjigjen aq më mirë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit