1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Thaçi: Jemi në një javë të rëndësishme për vendin, me qeverisjen e re tashmë Kosova është në drejtimin e duhur!

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar para mediave pas takimit që pati me kryeministrin Avdullah Hoti.

Thaçi deklaroi se kjo javë është shumë e rëndësishme për vendin, teksa shtoi se nuk e di agjendën e Përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak.

- Advertisement -

Thaçi po ashtu tha se uroi Hotin për postin e marrë, duke theksuar se Kosova tashmë është në drejtim të duhur.

Sic edhe jeni të informuar sapo përfunduam një takim të përbashkët me kryeministrin Avdullah Hoti. E urova dhe përgëzova për zgjedhjen e tij në krye të ekzekutivit, për hapat e ndërmarrë në ditët e para në veçanti të largimit të barrierave për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe hapjen e perspektivë për një mbështetje më të madhe nga ShBA, BE dhe NATO. Tani Kosova është në drejtimin e duhur, diskutuam për hapat që duhet të ndërmerren nga institucionet përkatëse për respektimin e plotë për rekomandimet e IKSHPK-së, sa i përket COVID-19. Besoj se institucionet e vendit dhe vetë ministria e Shëndetësisë do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm, që t’i kalojmë më lehtë dhe më mirë duke respektuar gjithmonë rekomandimet e IKSHPK-së. Diskutim për rishikimin e buxhetit, për sanimin e pasojave për dëmet në ekonomi, rimëkëmbje ekonomike dhe pakon që duhet ë kalojë. Ishte edhe pikë tjetër e diskutimit, koordinimi në mes institucioneve që kemi të ndërmarrim si në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm, duke respektuar Kushtetutën , Ligjin dhe autoritete e vendit. Sa i përket vazhdimit të mundësisë për dialogu, ne jemi në një javë të rëndësishme për vendin dhe Ballkanin Perëndimor kur pritet hapja e proceseve konkrete nga ambasadori Grenell, dhe me paralajmërimin e vizitës së Lajçak në Kosovë kështu që do të punojmë ngushtë si presidenti e kryeministër, por edhe me Kuvendin e gjitha partitë, pozitë e opozitë që të jemi të përgatitur se çka duam ne të arrijmë, ene duam të arrijmë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.

Presidenti poashtu tha se do të respektohet Kushtetuta dhe do të punohet ngushtë me gjithë spektrin politik.

- Advertisement -

Në mënyrë që të përmbyllim këtë proces jo të lehtë, por me vullnet besim dhe vizon të qartë se duhet të përmbyllet me njohje reciproke, të kemi përshpejtim të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare, e të ruhet e kultivohet partneriteti me BE-në dhe ShBA.

Unë s’jam informuar për agjendën dhe përmbajtën e vizitës së Lajçak në Kosovë. S’është koha të hapen çështjet teknike apo pretendimet për normalizim .Lajcak duhet të kuptojë se Kosova është e pavarur dhe sovrane nëse vie me këtë qasje se duhet të përmbyllet me njohje reciproke është i mirëseardhur, çdo qasje tjetër është qasje e dështimit të plotë në Kosovë dhe vetë BE-së. Lajcak duhet të kuptojë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizimin e vizave dhe jo për fjalime të thata, të kota dhe të shterura.

- Advertisement -

Sa i përket përgjegjësive institucionale e tha edhe vetë Hoti se kemi Kushtetutën dhe me të janë të përcaktuara përgjegjësitë institucionale.

Do të jemi përkrah me njëri-tjetrin dhe do të punojmë me gjithë lidershipin pasi në fund gjithçka vendoset në Kuvend, ne s’jemi në garë me njëri-tjetrin do të ulemi bashkë përballë Serbisë, dhe gjara jonë është me Serbinë. Kemi stabilitet më në fund institucional, normalitet në jetën politike dhe për qytetarë në vend është një qartësi sa i përket drejtimit ë vendit.

Ardhja e Lajçak dhe hapat konkret të Grenell do të jenë të rëndësishëm në përcaktimin e agjendës edhe të Kosovës edhe të Serbisë, por edhe të angazhimeve ndërkombëtare për vendin”, përfundoi Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit