13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kosovarët në hall me rritjen e çmimeve, iu rritet edhe qiraja e banesave

Rekomandime

Ndonëse kohët e fundit qytetarët kosovarë janë përballur mjaftë shumë me rritje të çmimeve, atyre barrë iu është bërë edhe ngritja e çmimit të qirave të banesave.

- Advertisement -

Me disa qytetarë që ka kontaktuar Kosova ime, janë shprehur të pakënaqur me këto rritje të vazhdueshme të çmimeve.

Safete Beqiri, ka thënë për Kosova ime se para dy ditësh është njoftuar nga pronari i banesës se nga muaji i ardhshëm nuk do të ketë më mundësi që të qëndrojë aty me të njëjtin çmim. Kjo pasi që qiraja e banesës i është shtrenjtuar për 80 euro.
Ajo ka thënë se ndonëse edhe pse më herët është përfolur për një rritje të çmimeve të qirave të banesave, ajo nuk ka pasur një të tillë, ndonëse thotë se tani i është dhënë arsyeja e vetme e rritjes së çmimit të tatimit në pronë.

z. Beqiri ka thënë se ndjehet e pasigurtë në Kosovë, pasi sipas saj çdo ditë po përjetojnë rritje të çmimeve.

- Advertisement -

“Po të kisha mundësinë do të dilja menjëherë diku jashtë pasiqë gjithçka këtu është shtrenjtuar. Më është shtrenjtuar çmimi i çerdheve të fëmijëve, buka e gojës është shtrenjtuar si dhe të gjitha produktet bazike”, ka thënë ajo.

Gazeta Kosova ime ka tentuar që të flas edhe me ndonjërin nga agjencionet e patundshmërive, të cilët janë në rrjedha të kësaj gjejë, për ti pyetur se pse po ndodhë kjo rritje.

- Advertisement -

Njëri nga pronarët e një agjencioni të patundshmërive në Prishtinë, në kushte anonimiteti i tha Gazetës Kosova ime se aktualisht nuk ka pasur rritje të çmimeve të banesave, pasi sipas tij një rritje e lehtë ishte ndjerë atëherë kur ishte rritur çmimi i tatimit në pronë.
Tutje, ai ka thënë se një tjetër arsye e rritjes së çmimit të banesave, ishte edhe ngritja e materialeve ndërtimore.

I njëjti burim, ka theksuar se banesat e reja në Prishtinë kushtojnë më shtrenjtë, kjo pasi ndërtimi i tyre është më i fortë.

“Nuk ka pasur rritje të çmimeve tani për tani, mirëpo rritja ka ndodhur atëkohë kur edhe u raportuar për rritje të çmimit të materialeve të ndërtimit dhe të rritjes së çmimit të tatimit në pronë. Normalisht banesat e reja në Prishtinë kushtojnë më shtrenjtë pasi baza e ndërtimit të tyre është më e fortë”, ka thënë mes të tjerash ai.

Kosova ime ka kontaktuar sot edhe me Agnesa Zogaj një nga qiradhënëset e banesave në Fushë Kosovë.

Ajo ka thënë se përveç në Prishtinë, banesat janë rritur edhe në Fushë Kosovë.
Nga 230 sa ishin më parë, tani janë rritur në 250 e disa edhe në 280.
Ajo ka thënë se një rritje e tillë është bërë për shkak të rritjes së çmimeve në Kosovë./Kosovaime/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit