1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Thaçi: Kemi pasur informacione nga shërbimet mike se jeta e Pacollit rrezikohej

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se jeta e ish-kryediplomatit kosovar, Behgjet Pacolli ka qenë në rrezik po të aderonte në Prishtinë më 28 prill. Ai kishte ndryshuar destinacionin nga kryeqyteti i Kosovës për në Tiranë,

Thaçi tha në një intervistë për mediat në Shqipëri se jeta e tij do të rrezikohej dhe për këtë, ai thotë se kishte informata nga shërbimet e inteligjencës.

- Advertisement -

“Sa i përket ish-presidentit Pacolli, mendoj ka qenë një turp i madh çfarë është pretenduar që t’i ndodh atij. Ne kemi marr të dhëna, informacione nga shërbimet mike që jeta e tij rrezikohej sikur atë ditë t`ia mësynte Prishtinës, prandaj është treguar i mençur dhe ka devijuar fluturaken e vetë në drejtim të Tiranës dhe pastaj ka ardhur në Prishtinë me fluturaken e tij”, deklaroi ai.

“Pikërisht frika nga ndonjë sulm terrorist unë kam aterruar në Tiranë”, kishte thënë ai.

Presidenti Thaçi ka foluar edhe për vizitën e tij në Shqipëri ditë më parë. Ka thënë se mund të shkoj së shpejti përsëri.

- Advertisement -

“Unë kam qenë në vizitë private në Shqipëri, sikur cdoherë tjetër, tash e 20 vjet kam kaluar procedurat e njëjta. Është për të ardhur keq që pretendimi për të bërë zhurmë politike sa i përket protokollit të presidentit të vendit, siç ka pasur lëvizje edhe të tjerëve”, thotë ai.

“Jo nuk ka qenë shkelje e ligjit (hyrja në kufi Kosovë-Shqipëri), edhe kur kam daluar kam komunikuar me kufitarët edhe kur jam hyrë kam komunikuar. Përsëri mund të ndodhë të jem në Tiranë e të kthehem në Prishtinë”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit