14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Thaçi lajmërohet nga Gjermania, tregon çfarë qëndrimi do të mbajë në Konferencën e Mynihut

Rekomandime

Presidenti, Hashim Thaçi nga Gjermani është lajmëruar për një portal, ku ka folur për qëndrimet që do të mbajë në Konferencën e Munihut.

Thaçi, sipas intervistës së publikuar, nuk ka thënë asnjë fjalë për ftesën që ia bëri sot Kryeministri Albin Kurti për takim para shkuarjes në Gjermani.

- Advertisement -

Kurti dëshironte koordinim me Thaçin, por pak minuta pasi e ftoi, Zyra e Presidentit njoftoi se ai është nisur për në Gjermani.

Thaçi thotë se është i fokusuar në ruajtjen e interesimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe stabilititetin në Ballkan.

Këtë vit do të fokusohem në nevojën për të ruajtur interesimin dhe vëmendjen e SHBA-së, por edhe të BE-së dhe vendeve anëtare të saj në Kosovë dhe paqen e stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Është shumë e rëndësishme që të punojmë në tejkalimin e kësaj pike kur marrëdhënia jonë me BE-në është lënduar për shkak të vonesës në marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi për indeksonline.net.

Presidenti Thaçi ka thënë se edhe në margjinat e konferencës do të takohet me zyrtarë të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ndër ta edhe me ambasadorin Grenell, i cili është ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguari i presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit