4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi: Merkel foli me turp për krimet në Auschwitz, udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviqit

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi ka krahasuar veprimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, që dje vizitoi kampin e Auschwitz për herë të parë dhe me turp foli për krimet që ndodhën aty me deklaratat e zyrtarëve serbë që po mohojnë Masakrën e Reçakut.

- Advertisement -

Ai në një postim në Twitter tha se nëse Merkel flet me trup për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviqit.

“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur turpi, asgjë pos turpit, shprehet kur diskutojmë për atë që la pas Millosheviqi”.

Përkundër Merkel që tha se “unë jam e mbushur me turp të thellë përballë krimeve barbare që u kryen këtu nga gjermanët, krime që kapërcejnë kufijtë e gjithçkaje të prekshme. Mbushem me tmerr dhe tronditje kur përballem me krimet dhe tmerret që u janë shkaktuar grave, burrave dhe fëmijëve në këtë vend”, presidenti Aleksandar Vuçiq e quajti të falsifikuar Masakrën e Reçakut ndërsa diplomatin amerikan, William Walker, i cili i tregoi botës për krimet që ndodhën aty gjatë kohës së luftës, e quajti mashtrues.

- Advertisement -

Deklarata të tilla erdhën edhe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit serb pas dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit Ivan Todosijeviq që e tha të njëjtën derisa ishte në këtë post në qeverinë e kaluar të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit