7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Thaçi “paralajmëron” marrëveshje finale me Serbinë në takimin e ardhshëm me Vuçiqin

Rekomandime

Thaçi: Takimi në Washington ishte inkurajues, të shfrytëzohet ky momentum për arritjen e marrëveshjes

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se janë shumë afër arritjes së një marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Presidenti Thaçi tha se takimi në Uashington me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq është takim i kthesës dhe inkurajues për dy palët që ta arrijnë një marrëveshje për paqe mes dy vendeve.

Takimi në Uashington besoj që do të jetë takimi i kthesës kritike dhe pozitive.

Nën udhëheqjen e ShBA lidershipit Trump dhe Grenell të arrihet marrëveshja në të ardhmen e afërt.

- Advertisement -

Takimi është inkurajues për të dy palët, i vullnetit të mirë për paqe në Kosovë dhe Serbi. Këtë momentum dhe këtë mundësi nga Uashingtoni duhet ta shfrytëzojmë edhe nga Kosova edhe nga Serbia si garanci për paqe në Ballkanin Perëndimor”.

Presidenti tha se është jetikë që të dy palët kanë besim në lidershpin e Amerikës që përmes tyre mund të arrihet marrëveshja.

- Advertisement -

Kjo marrëveshje duhet të sjell njohjen reciproke mes vendeve si dhe rrugëtim më të shpejt të Kosovës drejtë NATO-s dhe të dy vendeve drejt BE-së”.

Këto komente presidenti i bëri në dialogun publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”.

Thaçi: Takimi në Washington ishte inkurajues, të shfrytëzohet ky momentum për arritjen e marrëveshjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimin në Shtëpinë e Bardhë që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se të dy vendet duhet të shfrytëzojnë këtë momentum për arritjen e marrëveshjes finale, që sipas tij, duhet të rezultojë me njohjen reciproke si dy shtete të pavarura.

Komisioni për të vërtetën dhe pajtimin është menduar të jetë vetëm për Kosovën fillimisht, në të njëjtën kohë Kosova po zhvillon një proces tjetër të rëndësishëm, jemi të angazhuar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, kjo marrëveshje duhet të sjell njohjen reciproke mes vendeve të pavarura.

Takimi i Washingtonit në çastin qe po flas, dy ditë më parë mes presidentëve, besoj do të jetë takimi i kthesës pozitive.

Takimi në Washington është inkurajues për të dy palët, i vullnetit të mirë për paqe në Kosovë dhe Serbi, për zhvillim ekonomik, jetë më të mire për qytetaret e dy vendeve. Prandaj këtë momentum dhe këtë mundësi nga Washingtoni duhet ta shfrytëzojë edhe Kosova edhe Serbia.

Është e rëndësisë jetike për procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare qe të dy palët edhe Kosova edhe Serbia sot kanë besim në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës qe përmes tyre mund të arrihet marrëveshja përfundimtare”, tha ai.

Këto deklarata, Thaçi i bëri në dialogun publik lidhur me iniciativën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, për te cilën tha se është prej iniciativave të para që ka marrë si president.

Ndër iniciativat e para që kam marr si president i vendit, ka qenë iniciativa për themelimin e komisionit për të vërteten e pajtimin si një fenomen qe duhet trajtuar dhe të punojmë të gjithë të bashkuar pa dallim komunitetin për një të vërtetë qe do t’i ndihmonte drejtësisë.

Nisma është përballur që në fillim me sfida, që në fillim ka qenë pyetja nëse vërtet ka nevojë për ketë komision.

Hulumtimi sot tregon që kjo nismë ka qenë e qëlluar, dhe vjen ne momentin e duhur, edhe pse kanë kaluar më tepër se 2 dekada prej përfundimit të luftës”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit