2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi pyetet në Prekaz se a do t’ia japë mandatin Albin Kurtit

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të flasë se si do të ia bëjë me dhënien e mandatit kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.

Në pyetjet e gazetarëve gjatë homazheve në Prekaz me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ai është përgjigjur me “Faleminderit”, “Urime”.

- Advertisement -

Këto zhvillime vijnë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit gjatë ditë së djeshme.

Pas këtij certifikimi, nga Lëvizja Vetëvendosje u shpall subjekt fitues, me 221.001 vota dhe grupin më të madh parlamentar në Kuvend për legjislaturën e shtatë.

Gjithashtu u tha se mëngjesi i së hënës duhet t’i gjejë me një marrëveshje të arritur të koalicionit qeverisës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit