4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Thaçi themelon Këshillin Konsultativ për LGBTIQ+, falënderohet nga ambasadori Grenell

Rekomandime

I pari i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se është takuar sot me dy përfaqësues të komunitetit LGBTIQ+.

Thaçi ka bërë të ditur se me Arbër Nuhiun dhe me Blert Morinën kanë diskutuar për mundësinë e themelimit të një Këshilli Konsultativ për të drejtat e këtij komuniteti, e që do të funksionojë në kuadër të zyrës së presidentit.

- Advertisement -

“Një takim i shkëlqyer me përfaqësuesit e LGBTIQ+ në Kosovë, Arbër Nuhiu dhe Blert Morina për të diskutuar për themelimin e një Këshilli Konsultativ për të Drejtat e LGBTIQ+ në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Promovimi i të drejtave për LGBTIQ+ është një prioritet i rëndësishëm”, ka shkruar ai në Twitter.

Këtë njoftim të Thaçit e ka përshëndetur ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

- Advertisement -

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, derisa e ka shpërndarë postimin e Thaçit ka shkruar se “Faleminderit, president Hashim Thaçi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit