-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

The Economist: A e ndihmoi Amerika rrëzimin e qeverisë reformiste të Kosovës?

Rekomandime

Një cep i brishtë i Ballkanit thjesht u bë edhe më i paqëndrueshëm.I kishte bërë vetëm 51 ditë, por COVID-19 u përdor për ta vrarë atë. Më 25 mars deputetët e parlamentit të Kosovës votuan pro mocionit të mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, një reformator rrënjësor. Ata mund të kenë bërë këtë me kërkesën e Amerikës, shkruan The Economist.

- Advertisement -

Administrata e presidentit Donald Trump e donte të rrezuar kryeministrin e ashpër në mënyrë që të arrihej marrëveshja e paqes në Kosovë e cila do t’i atribuohej si sukses administratës dhe e që do të shërbente për zgjedhjet e presidenciale në Amerikë.Kurti kaloi më shumë se 20 vjet si një udhëheqës protestash.

Pas zgjedhjeve të tetorit të vitit të kaluar, Kurti ka lidhur një koalicion me partinë e dytë më të madhe parlamentare, Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK.

Ndërkohë, armiku i tij i përhershëm, Presidenti Hashim Thaçi, po bisedonte me liderin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një marrëveshje të paqes midis Kosovës dhe Serbisë.Kosova, popullata e së cilës janë kryesisht shqiptarë, ishte një provincë e Serbisë deri në luftërat ballkanike të viteve 1990. Serbia kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e saj, megjithëse shumica e vendeve të BE-së dhe shumica e anëtarëve të OKB-së e kanë bërë një gjë të tillë.Me ta marrë postin e kryeministrit, Z.Kurti kishte deklaruar se ai tani do ta marrë përsipër udhëheqjen e dialogut me Serbinë dhe se është kundër çdo shkëmbimi territorial me Serbinë, për të cilën besohet se Presidenti Thaçi të ketë diskutuar si çmim për arritjen e një paqeje.

- Advertisement -

Pastaj Vuçiq kishte thënë se ai do të bënte marrëveshje vetëm nëse taksa e vendosur ndaj mallrave të Serbisë do të largohej. Z. Kurti ishte pajtuar për heqjen e taksës por duke e zëvendësuar atë me masën e “reciprocitetit” që do të thotë se mallrat nga Serbia, në vend të taksës, do t’i nënshtroheshin një pengese jo tarifore në formën e një ndalese nëse ndalohen të njëjtat lloje të mallrave nga shitja e tyre në Serbi.Heqja e këtyre ndalesave për mallrat kosovare është e papranueshme për Serbinë, pasi që Serbia beson se kjo do të nënkuptonte njohjen e vendit. Kështu që ky propozim u refuzua menjëherë nga Richard Grenell, kreu në detyrë i inteligjencës amerikane, i cili po mbikëqyr bisedimet e paqes. Ndihma financiare amerikane u pezullua. (Z. Thaçi dhe të dy amerikanët e mohojnë të kenë favorizuar ndonjë shkëmbim territorial).Javën e kaluar qeveria e Z. Kurti është rrëzuar përmes votës së mosbesimit në parlament, gjë e cila ishte provokuar pas deklaratave se në Kosovë duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme pas situatës me COVID-19, gjë e cila do t’i jepte presidentit shumë kompetenca të jashtëzakonshme.Mbështetësit e Z. Kurti ndihen të dëshpëruar. Ata besojnë se ai ishte shansi i tyre i vetëm për të hequr qafe vendin nga udhëheqësit e korruptuar dhe komandantët e së kaluarës.Tani mund të pasojnë javë përplot grindje. Nëse nuk do të përballeshim me situatën e Covid -19, zgjedhjet e parakohshme do të mund të caktoheshin. Një cep i ndarë dhe jostabil Evropës është bërë edhe më i pasigurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit