1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Tifozi anglez gjobitet nga gjykata shkaku i ndeshjes Kosovë-Angli

Rekomandime

Tifozi anglez, David Oppitz, është dënuar nga gjykata angleze me 71 funte pasi që nuk e kishte dorëzuar pasaportën e tij para ndeshjes së Anglisë në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës – gjë që i kërkohej shkaku i dënimit prej tre vjetësh suspendim nga ndeshjet e futbollit.

- Advertisement -

David Oppitz ishte dënuar me tre vjet pezullim nga ndeshjet e futbollit pasi që ishte kapur në kamera duke e goditur me grushte yllin e Sunderlandit, Luke O’Nien në një ndeshje të play-offs së League One, nivelit të tretë të futbollit në Angli, në maj të vitit 2019

Gjykata e Portsmouthit e kishte dënuar atë me tre vjet pezullim nga ndeshjet e futbollit për shkak se e kishte ofenduar rëndë një roje të sigurimit, që ishte grua, e cila po tentonte ta largonte atë nga stadiumi pas incidentit në atë ndeshje.

Ai nuk ishte paditur për goditjen ndaj O’Nien, pasi që ky i fundit kishte thënë se nuk dëshironte të ngrinte padi me arsyetimin se goditjet s’kishin qenë të forta dhe se edhe kushëriri i tij i vogël ka grushte më të fuqishme.

- Advertisement -

Megjithatë, për shkak të kësaj padie, Oppitz ishte i detyruar ta dorëzonte pasaportën e tij në stacion policor para çdo ndeshjeje të Anglisë si mysafire, për t’u siguruar që nuk do të udhëtojë për ta përcjellë ekipin e tij kombëtar.

51-vjeçari nuk e kishte dorëzuar pasaportën e tij më 13 nëntor të vitit të kaluar, përkundër që Anglia e vizitoi Kosovën në “Fadil Vokrri” në Prishtinë vetëm katër ditë më vonë – në ndeshjen e fundit të Grupit A kualifikuese për EURO 2020, që përfundoi me epërsi 4:0 në favor të anglezëve.

- Advertisement -

Shkaku i dështimit për ta dorëzuar pasaportën, Oppitz u dënua me gjashtë muaj liri me kusht dhe u gjobit me 71 funte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit