19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

“Tmerr ka qenë tmerr”, i arrestuari dha intervistë nje ditë pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Rekomandime

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vr*asjen e trefishtë që ndodhi 13 ditë më parë.

Motivet e këtij sulmi dyshohet se lidhen me një rast të vetëvr asjes së një vajze e cila ishte gjetur e vdekur në fshatin Gllogjan të Deçanit, pjesëtare e familjes së të dyshuarve për vr*asjet.

- Advertisement -

Të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj.

Një prej të arrestuarve për vr*asjen e trefishtë në Deçan, Halil Mehmetaj, kishte dhënë intervistë për televizionin publik një ditë pas tragjedisë.

Halil Mehmetaj, babai i vajzës së vetëvrarë, Heroina Mehmetajt, kishte shprehur ngushëllimet e tij për familjet që pësuan nga vr*asja e trefishtë.

- Advertisement -

“Komunikimin e fundit që e ka ba, e ka ba Beqa, dmth baba i djalit, pesë minuta përpara ka komuniku, kështu që ju ka vonu për aq kohë që e ka prit se e ka ditë që autobusi ka me mrri në atë kohë. E ka thirrë herën e dytë dhe tani veq e kanë dëgjue atë… Tmerr ka qenë tmerr”,tha Mehmetaj një ditë pas vr*asjes së trefisht në Deçan.

Mirëpo, Prokuroria e Pejës po dyshon që Halil Mehmetaj është një prej përsonave të përfshirë në vr*asjen e trefishtë në Deçan. Ai bashkë me dy djemtë e tij dyshohen për vr asjen e trefishtë që ndodhi 13 ditë më parë, ku arsyeja e vetëvr*asjes së vajzës, dyshohet se ndërlidhet me shoferin e autobusit, Gani Gjokaj, të qëlluar për vd ekje para 13 ditësh në Gllogjan.

- Advertisement -

Kujtojmë se sot të arrestuarit Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj do të dalin para gjykatës në orën 16:00.

Deklarata e plotë:

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit