3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tomë Gashi tregon skenarin që pritet të ndodh me ish-krerët e UÇK-së

Rekomandime

Kanë kaluar më shumë se një vit që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Të njëjtit po vazhdojnë të jenë të burgosur në Hagë.

Akuzat ndaj tyre përfshijnë vrasje, krime lufte, etj.

- Advertisement -

Mirëpo ajo se çfarë po merr vëmendjen në këtë gjykim janë shpenzimet që shteti i Kosovës po vazhdon t’i paguajë, madje shuma të mëdha të parave për mbrojtjen e tyre.

Në lidhje me ecurinë e gjykimit të ish krerëve të UÇK-së ka dhënë një prononcim për “Bota sot”, avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se këto konferenca që po mbahen për të gjykuar ish-krerët e UÇK-së janë seanca që i takojnë gjykatës ndërkombëtare edhe pse specialen e formuan deputetët e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Konferencat statutore apo seancat gjyqësore, të cilat nuk janë seanca të gjykimit të çështjes, janë standard i gjykatave penale ndërkombëtare siç faktikisht është edhe Gjykata Speciale edhe pse formalisht e formuar nga deputetët e Republikës së Kosovës më 2015. Këto seanca thënë më thjeshtë janë përgatitje për gjykim, i cili do të fillojë në vitin 2022, por jo në pjesën e parë të vitit të ri 2022”, u shpreh avokati.

Gashi thotë që nuk do të ketë pajtim mes Prokurorisë dhe Mbrojtjes dhe për këtë arsye sipas tij nuk pritet të ndodhin gjëra spektakulare.

- Advertisement -

“Në këto seanca tentohet që të arrihet edhe pajtim në mes të Prokurorisë dhe Mbrojtjes për gjëra të pakontestueshme, për fakte për të cilat mund të merren si të vërtetuara, e të cilat nuk do të kontestohen pastaj gjatë gjykimit. Unë nuk pres të ndodhin gjëra spektakulare në seancën e 15 dhjetorit dhe të fundit për këtë vit”, thotë Gashi.

Avokati tregon në pika të shkurtra skenarin që do të ndodhë.

Sipas tij mbrojtja do të kërkoj lirimin e ish-krerëve, mirëpo e njëjta do të refuzohet nga Prokuroria dhe nuk do të lirohet asnjëri.

“Mbrojta po ashtu do të fokusohet në çështje të kërkesave për lirim nga paraburgimi të Thaçit dhe të tjerëve. Prokuroria do ta kundërshtoj këtë propozim, të cilin edhe e ka kundërshtuar më herët me arsyetime që tani janë të njohura dhe gjykata do të mbetet në vendimet e mëparshme, pra nuk do ta lirojë asnjërin prej të akuzuarve, ish pjesëtarëve të UÇK-së që të mbrohen në masa më të buta se paraburgimi. Dhe këto kërkesa do të përsëriten pas 2 muajve apo në seancën e radhës dhe kështu po hyjmë në vitin e ri 2022 kur përfundimisht do të filloj gjykimi në rastin e Thaçit, Selimit, Veselit dhe Krasniqit”, përfundoi Tomë Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit