Para pak minutave në qytetin e Klinës rreth orës 12:45 ka ndodhur një tragjedi. Dyshohet se aty treni e ka shkelur një vajzë të mitur. Burime të Express, bëjnë me dije se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë ekipet emergjente si dhe policia e Kosovës gjenden në vendin e ngjarjes.
Për Express, zëdhënësi i Pejës, Driton Rugova ka deklaruar se ekipet janë në terren dhe se informata më të detajuara për këtë çështje do ta japin pas disa minutave. Nga policia nuk kanë pasur informacione ende nëse vajza e mitur ka ndërruar jetë në vendin e ngjarës.