Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka lavdëruar Kosovën, në një intervistë pas fitores së ekipit të tij 4:0 kundër Bullgarisë.
Ai ka thënë se e di që ndeshja e së martës do të jetë shumë më e vështirë, se ajo sot me bullgarët, transmeton KTV.
“Ndeshja me Kosovën është kryesorja në grup, sipas meje. Jam shumë i impresionuar me Kosovën. Janë një ekip i organizuar mirë, me lojtarë të mirë. E kanë pasionin e një kombëtareje të krijuar së fundi. Rezultati i tyre sot nuk më ka befasuar aspak. I kam parë që luajnë mirë edhe në ndeshjet paraprake. Me ta duhet të luajmë më mirë se që luajtëm sot (me Bullgarinë). Do të jetë një test i mirë për ne, të martën”, ka thënë Southgate pas ndeshjes.
Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës për kualifikimet e Euro 2020, të martën në Southampton, kundër Anglisë.