1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tre ushtarët e huaj në UÇK, që ranë dëshmorë për çlirimin e Kosovës

Rekomandime

Në 23 vjetorin e Betejës së Koshares, janë përkujtuar qindra shqiptarët e rënë për liri, ndër ta edhe tre ushtarët e huaj që dhanë jetën për pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Në Koshare janë varret e mbi 100 dëshmorëve të Kosovës, që ranë në betejën heroike, të cilën e bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në tri varre pushojnë eshtrat e tre dëshmorëve të cilët nuk janë shqiptarë.

Një nga këta tre dëshmorë është italiani Franchesko Bider.

- Advertisement -

Ai ishte një luftëtar i shquar në këtë betejë, ndërsa veprat e tij i ka të freskëta edhe Shkëlzen Shehu, që rrëfen edhe momentin e rënies së Franchesko Bider.

“Italiani duke nxjerr dëshmorin tonë, u vra nga serbi me snajper”, tha Shehu, për RTV Dukagjini.

- Advertisement -

Po në këtë betejë ranë edhe francezi i Paillard Arnaud Pierre dhe algjeriani Murat Muhamet Ali.

Fjalë të mëdha për ta kanë edhe ata që i mbajtën nën komandë.

Fadil Hadërgjonaj ish komandant i Bataljonit të dytë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” tregon për përgatitjen ushtarake të luftarëve të huaj veç e veç.

Hadërgjonaj, kujton specifikisht edhe kontributin e francezit Paillard Arnaud Pierre.

Ai trajntonte shqiptarët e ardhur nga diaspora, e që donin të luftonin krahs Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe Hisen Berisha, qe gjithashtu komandant i UÇK-së në Koshare, vlerëson lart veprën e këtyre tre dëshmorëve.

Por, Berisha, vë në spikamë edhe luftëtarë të tjerë të huajë, që luftonin në krah të UÇK-së.

Në vitin 2015, familjarët e të rënëve nga shtetet e huaja kishin vizituar varrezat e Koshares.

Nga institucionet iu është dhënë mundësia për zhvarrosje të trupave në shtetet e tyre, por të njëjtit nuk kanë praunar, pasi siç ishin shprehur “bijtë e tyre do të preheshin pranë shokëve dhe në dheun vendit që u flijuan”. /RTV Dukagjini

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit