1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tregimi i gjermanes: Kosovari që ma ndryshoi jetën, e mendoja për krimineI

Rekomandime

Heidi Benneckenstein është një grua rreth të njëzetepestave, nënë e re e një fëmije dhe në pamje të parë, grua mesatare gjermane që nuk e veçon ndonjë gjë nga të tjerat. Por, Heidi ka një histori mbrapa vetes e cila e bën shumë të veçantë atë.

Është lindur dhe rritur në një familje që jeton sipas rregullave strikte naziste dhe ajo është mësuar që nga fëmijëria e hershme të jetojë duke adhuruar personalitete nga e kaluara naziste e Gjermanisë.

- Advertisement -

Mirëpo në kohën e adoleshencës, vajza bjonde fillon t’i bëjë vetes pyetje dhe të sjellë në dyshim “të vërtetët” e pakundërshtueshme që ia kishte injektuar babai që nga foshnjëria. Ndërkaq është interesante se për hapin vendimtar drejt daljes së Heidit nga llumi i nazizmit meritat i takojnë një shqiptari të ri nga Kosova.

Për këtë, Heidi shkruan në librin e saj “Ein deutsches Mädchen- Mein Leben in eine neonazistische Familie” (Një vajzë gjermane- jeta ime në një familje neonaziste).

Ky libër është publikuar pak kohë më parë, dhe mediet gjermane i kanë dhënë mjaft hapësirë.

- Advertisement -

Magazina e madhe gjermane “Focus” pa publikuar një fragment nga libri, dhe pikërisht fragmentin ku Heidi përshkruan momentin e kthesës së madhe të saj, kthesë për të cilën ajo i detyrohet shqiptarit 17 vjeçar anonim.

Si prolog, ajo tregon me hollësi se si ishte duke udhëtuar në tren kur një grup gjermanësh të moshës së mesme fillojnë ta ngacmojnë, duke e ftuar të ulej te ta. Heidi atëbotë kishte 16 vjet. Ajo përpiqet t`i injorojë duke mos u dhënë shkas për afrim të mëtejshëm.

- Advertisement -

Mirëpo ata nuk zmbrapsen dhe kështu gjendja në mes të heshtjes së saj dhe zhurmës së burrave që ngapak edhe kishin pirë, fillon të tendoset keq. Pastaj, ndërkohë që 16 vjeçja merakoset se si do t`ia dalë me burrat që s po e linin rehat, ajo ndjen se dikush po e prekte nga mbrapa në shpatulla.

“U ktheva pas dhe pash një djalë 17 deri 18 vjeç. `Eja`, më tha duke bërë me shenjë drejt ulëseve, dy rreshta më tutje, ku ishte ulur edhe një djalë i vogël. `Eja ulu me ne, këtu je e sigurt?. “Njëherë u tmerrova pastaj isha e hutuar. Çfarë duhej të bëja? E shikova në sy djaloshin. Në sytë që i kishte të errët dhe shkëlqenin duke të falur besim. U ngrita dhe shkova të ulem te ata. `Kështu është më mirë`, thoshte ai dhe buzëqeshte.

Për fat të keq nuk më kujtohet më emri i tij. Unë e di vetëm atë se ai ishte shqiptar i Kosovës, i lindur në Gjermani, një migrant i brezit të dytë. Dhe, po, pikërisht nga Kosova. Djemtë kosovarë unë me kohë i kisha fshirë nga regjistri dhe i kisha vendosur fare poshtë në sirtarin tim intern të sistemit për vlerësimin e njerëzve. Ata për mua kishin këtë etiketë: `Tipat nga Kosova janë agresivë e krimineIë dhe vetëm nëse je me shumë fat, atyre mund t`u ndodh të mos kenë thikë me vete`.

Ndërsa tash shih ti: Ai, shqiptari nga Kosova dëshmoi guxim dhe veproi me shkathtësi e kthjelltësi. Veç kësaj ai mu imponua me mënyrën se si sillej me kaq dashuri ndaj vëllait të vet të vogël. Para kamaradëve të mi (neonazistë) këtë nuk do ta pranoja kurrë, por në prani të tij unë e ndjeva veten të sigurt”, shkruan autorja Heidi Benneckenstein në librin e saj “Një vajzë gjermane”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit