4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Trifkoviç/Serbisë nuk do t’i ofrohet asgjë, madje as “një fletë fiku”

Rekomandime

Serbisë nuk do t’i ofrohet asgjë, madje as “një fletë fiku” për të hequr dorë nga Kosova, ka thënë redaktori i politikës së jashtme të revistës “Hronikls“, Srgja Trifkoviç

- Advertisement -

Këtë konstatim ai e bëri me rastin e deklaratës së ish-komandantit të NATO-së Klark për “njohjen e ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë”, si politikë zyrtare të administratës së re amerikane dhe Beogradi herët a vonë duhet ta pranojë këtë.

Ai përkujton se gjenerali amerikan kishte urdhëruar bombardimet e NATO-s mbi RF të Jugosllavisë.

Deklaratën e bëri me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, derisa shtoi se “mendon se ardhmëria e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë, do jetë njohja e ndërsjellë dhe se kjo varet nga liderët në Serbi”.

- Advertisement -

Klark ka theksuar se “mendoj se do shohim afërsi të rëndësishme ka perëndimi, që do nënkuptojë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe kjo është gjë e largimit nga e shkuara dhe kthimi ka e ardhmja”.

Serbisë nga perëndimi nuk i ofrohet asgjë, as një “fletë fiku” për zëvendësim për Kosovën, shprehet Trifkoviç.

- Advertisement -

“Kënaqësia ime për këtë deklaratë është se ajo është dhënë nga një kriminel lufte, që sipas natyrës e diskrediton secilën ide që mbështet. Me fjalë tjera kjo i bie sikur Adolf Ajhman të jepte deklaratë se Izraeli duhet të njoh Palestinën, kur vetëm figura e tij që edhe ata serbë që lëkundën në momente e humbin besimin për rezistencë të marrin inspirim për të vazhduar“, mendon ai.

Ai përmendi edhe dëgjimin e para ca kohëve në Kongresin amerikan te Ollbrajt pas zgjedhjeve, në prag të marrjes së detyrës nga administrata Biden.

“Figurat si ajo dhe Klark janë garanci se Serbisë nuk do i ofrohet asgjë as edhe një ‘fletë fiku’”, që do nënkuptohej si kompensim për heqjen dorë nga Kosova. Me fjalë tjera figurat si Ollbrajt, Server, Bugajski e Klark të jeni të sigurt se nuk do japin asgjë”, ka thënë Trfkoviç për “Sputnjik”.

Kjo, aq më tepër kur në ekipin e ri të Uashingtonit kemi shprehur tone të ashpra që flasin për largimin e ndikimit rus në Ballkan dhe kur Serbia vendoset në rrafsh të njëjtë me Gruzinë dhe Ukrainën si dhe faktin se është një ndër gjashtë prioritetet e politikës amerikane.

“Nuk duhet harruar se sekretar i ri i Departamentit të Shtetit është Antony Blinken, tashmë ka paralajmëruar se Ukraina do të furnizohet me armatim, se zgjerimi lindor i NATO-së kthehet në rend dite dhe përsëri do të nxiten proceset demokratike në hapësirat post-sovjetike, që do të thotë revolucione të koduara dhe grusht shteti si ai i Majand në dimrin 2013/2014”, shprehet Trifkoviç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit