2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Trilogji mbi brigjet e Ohrit/ Veprimtari nga Amerika flet për takimin me Kurtit dhe Vuçiqit – ja “goditja” që mori Serbia!

Rekomandime

Afër 10 orë bisedime mbrëmë është mbajtur takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit.

- Advertisement -

Këto bisedime arritën dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

E në lidhje me këtë temë ka reaguar veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi,

Ai përmes një Facebook ka komentuar takimin e djeshëm duke e quajtur “Trilogji mbi brigjet e Ohrit”

- Advertisement -

“Përball njeri-tjetrit qëndronin dy aktorë, njeri, Vuçiq, që kishte qenë pjesëmarrës në tri lufta me një ushtri agresore që kreu gjenocid, një ministër propagande i kryekriminelit serb Millosheviq, një njeri që e burgosi Kurtin dhe aktori, në anën tjetër është Kurti, ish i burgosur i ndërgjegjes, një kryengritës dhe rebel ndaj padrejtësive, një luftëtarë”, shkruan tutje Bekteshi.

Trilogji mbi brigjet e Ohrit

- Advertisement -

Sot, në pranverën e nxituar apo të vërtetë si të doni, u arrite një marrëveshje e pa firmosur, një realitet i ri pozitiv, si e quajnë disa apo një sherr i ri, si e quajnë të tjerët. Në aneksin e sotëm thuhet: Nga Kosova pritet të nisë sa më shpejt negociata me BE-në për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për vetë menaxhimin e serbëve të Kosovës. Nëse të drejtat e serbëve me këtë marrëveshje si thuhet se do të negociohen nga BE e jo nga Beogradi, dhe jo si vetëqeverisje por si vetëmenaxhim, atëherë kjo do të ishte në përputhje me kushtetutën për ndryshim nga ‘zajednica’.

Vazhdimi i trilogjisë mbi brigjet e liqenit më të tejdukshin në Evropë, sot u mbyll jo aq i tejdukshëm. A ishte kjo si pasoj e ‘regjisorit’ absurd që vjen nga toka refuzuese e pavarësisë sonë, z. Borrel, e skenaristit sllovak me edukatë kremliniane z. Lajçak, apo koreografit ters që vjen nga Amerika, z. Escobarit, që fshihej në prapaskenat e ‘teatrit’ por që paradoksalisht shteti i tij e krijoi shtetin tonë.

Dy aktorët e kësaj trilogjie në hapje të perdes, që e shikonte Evropa në mos edhe bota dukeshin të ndryshëm. Dy njerëz që e urrejnë njeri-tjetrin tmerrësisht gërditshëm ishin ulur përball njëri tjetrit:

Njëri me ‘çehre’ alegro, Kurti, që lente përshtypje plot vetëbesim, i buzëqeshur dhe me sy që shkëlqenin e me lëvizje laserike që lënin përshtypje se shkaktonin verbërim e tmerr te bashkëbiseduesi përballë.

Por, aktori tjetër, Vuçiq, dukej me fytyrë të zbehtë melodramatike, me qëndrim të pasigurte sikur të kishte frikë të drejtoj sytë e tij dinak në drejtim të aktorit tjetër. Me fytyrë depresive, Vuçiq dukej sikur përjetonte sulm paniku apo një episod ankthi apo infarkti. Tanimë, dikur ajo fytyra e buzëqeshur e Vuçiqit me Isën dhe Thaçin ishte venitur, dhe kishin mbet vetëm reliktet e të shkuarës.

Sot, përball njeri-tjetrit qëndronin dy aktorë, njeri, Vuçiq, që kishte qenë pjesëmarrës në tri lufta me një ushtri agresore që kreu gjenocid, një ministër propagande i kryekriminelit serb Millosheviq, një njeri që e burgosi Kurtin, dhe tani ankohet pse ai ishte në liri, pra ai i burgosuri që tani ia ka bërë jetën tmerr, aq tmerr sa s’guxon t’ia shqiptoj as emrin, derisa Republikën e pavarur që udhëheq ai e quan “e ashtuquajtura” edhe pas 24 vitesh.

Pra aktori, në anën tjetër është Kurti, ish i burgosur i ndërgjegjes, një kryengritës dhe rebel ndaj padrejtësive, një luftëtarë i pa kompromis për liri dhe të drejta kombëtare, një lider i demonstratave studentore, një tym lëshues në parlament, që me pa dëgjueshmëri qytetare, e bindi popullin, dhe i futi të gjithë partitë politike në “në lëkurë të dashit” të gjithë së bashku.

Tani, kur kryeministri Kurti, do të përmirësojë gabimet dhe tradhtitë e qeverive të kaluara, ata, të gjithë së bashku janë vërsul pamëshirshëm kundër kryeministrit Kurti sikur ai të ishte nënshkrues i ‘zajednicës’.

Borreli dhe Lajçaku vazhdimisht kanë aplikuar standard të dyfish, ata e kanë trajtuar keq viktimën derisa agresorin vazhdimisht e kanë përkëdhel. Ata sikur tentojnë të kënaqin Vuçiqin që ti vë sanksione Rusisë në këmbim të lëshimit të koncesioneve ndaj Serbisë. Kjo është një padrejtësi dhe shkelje e konventave ndërkombëtare por që të tre negociatoret e përdorën ndaj Kosovës.

Një tjetër akt i turpshëm ishte kërcënimi i Escobarit përpara se të marri drejtim epilogu i dialogut, se dikush nga Kosova do ta nënshkruaj marrëveshjen, duke rekrutuar edhe alternativa nga dy parti opozitare e që është kërcënim i hapur ndaj demokracisë dhe një shteti sovran që vetë e krijoi Amerika.

Nëse plani evropian ishte “take it or leave it”, pse kjo ndryshoi kur Serbia s’dëshironte ta nënshkruaj. Në vend se të ndëshkohet refuzuesi ata ia ndërrojnë drejtimin dialogut, duke aprovuar një marrëveshje të panënshkruar, një marrëveshje verbale ‘në mes të dy xhentëlmenëve’ që është vështirë e aplikueshme nga të dy palët, dhe kjo mund të prolongoje vuajtjet dhe status-quo-në nëse nuk merren hapa radikal nga BE-ja.

Në ditët në vazhdim, ata që e nënshkruan ‘zajednicën’ do të jenë më të pamëshirshmit me kritika e mllef ndaj Kurtit, ata për tradhtitë e veta, Kurtin do ta quajnë tradhtar, të tilla do të jenë mediat, ‘Sputniku’, që paguhen për të bëre veprime të tilla. Dhe e gjithë çudia do të zgjas vetëm tri ditë, se aq u bënë gjaku, derisa, Kurti bëri aktin e mundur për shtetin edhe pse i rrethuar me armiq të jashtëm e të brendshëm.

Sot, barka e ngarkuar me marrëveshjen e panënshkruar Ohri-2 e nisi lundrimin në liqenin shqiptar më të vjetër, më të thellë dhe më të tejdukshëm në Evropë, ku në brigjet e tij magjik buron Drini i Zi, derisa rrëzë burimit qëndron mërzitshëm por stoikisht kisha e Shën Naumit, që një ‘shqiptar’ ia fali Pashiqit 98 vite më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit