4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Trishtuese, brenda 10 viteve mbi gjysmë milioni shqiptarë braktisën vendin

Rekomandime

Janë mbi 50 mijë, shqiptarët e larguar nga vendi çdo vit, që prej vitit 2007.

- Advertisement -

Këtë gjë e thotë raporti më i fundit për emigrimin i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Sipas këtij raport, mesatarja vjetore e flukseve migratore nga Shqipëria drejt vendeve të OECD, gjatë periudhës 2007-2017 fiksohet në 52 mijë njerëz.

Kjo do të thotë se, që prej vitit 2007, nga Shqipëria janë larguar rreth 520 mijë njerëz, ose më saktë, 18.1% e popullsisë shqiptare sot.

- Advertisement -

Pra, sipas këtyre të dhënave, thuajse 1 në 5 shqiptarë është larguar nga vendi i tij gjatë dekadës së fundit.

Kjo shifër, pra 52 mijë njerëz në vit, është më e larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, raporton scan.

- Advertisement -

Emigrantët nga Shqipëria këtë dekadën e fundit janë më të shumtë në numër se boshnjakët, vend i dalë nga lufta, serbët, popullsi bindshëm më e madhe se e jona, si dhe shumë vende të tjera me popullsi disa herë më të madhe.

Madje, shqiptarët e larguar nga vendi i tyre janë më të shumë në numër edhe se afganët e larguar nga vendi i tyre që prej 2007-ës, apo qytetarët e Bangladeshit. Trendi i largimit vijon edhe sot, paçka se me hapa lehtë më të ngadaltë se mesatarja e kësaj dekade të fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit