8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Aktivizohen” edhe këshilltarët e Vjosa Osmanit e Hashim Thaçit: Rrisin “dozën” e akuzave

Rekomandime

Pas deklaratave që ka bërë presidenti Thaçi në drejtim të Familjes së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, pos saj, ka reaguar edhe këshilltari Faton Peci.

Ai ka shkruar se i pari i vendi është shndërruar në makineri propagande e shpifjesh, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Reagimi i plotë i Pecit:

Kur një president i vendit shndërrohet në makineri propagande e shpifjesh, ai më nuk përngjet me këtë post. Ai mbetet vetëm një kusar politik që po ia vjedhë të ardhmen çdo ditë qytetarëve të këtij vendi.

Këtij “presidenti” qyqar e vetmja armë për të qëndruar në skenë i ka mbetur shpifja jo vetëm ndaj kryeparlamentares, por secilit që ia thotë të vërtetën troç. Hashimokracia e ka një fund siç kanë fund edhe shpifjet e njeriut që është shndërruar në patron të Kosovës.

- Advertisement -

Hashimokracia do ta ketë fundin njësoj sikurse regjimet kësisoj që e dhunojnë jetën e qytetarëve! Kjo përhanie e njeriut që nominalisht njihet si president shpërfaq klimaksin politik që e ka mbërthyer atë.
Hashim, në libra historie je, por historisë sate i ke rënë me vulën e turpit.

Hashim, me të drejtë ke ngatërruar termet “dëshmi” dhe “prokurori”. Për vetëm një javë, ti je i pandehur real për çdo instancë! Hashim, ti mërmërit, karvani ecën!

- Advertisement -

Ndërkaq, ndaj reagimit të Vjosa Osmanit, një deklaratë e ka bërë këshilltari i presidentit, Adil Behramaj.

Ai ka shkruar se Osmani është shumë e re për të qenë kaq patetike, raporton Kosova ime.

Reagimi i plotë:

Vjosa Osmani është shumë e re për të qenë kaq shumë patetike. Ndonëse është tërësisht e përhumbur si çapkëne politike, ky patetizëm edhe si refren për votuesit e saj të grumbulluar në emër të LDK-së është i skaduar.

Ore e çast punon kundër LDK-së dhe ende ka fytyrë të thirret në emër të saj. Kështu është kur në kolltuqe institucionale ulet soji i saj që as stabilitet emocional nuk ka, se lëre më aftësi për ta udhëhequr atë institucion duke u shtathedhur politikisht!

Thaçi: Vjosa Osmani duhet të djersitet nga shpifjet që po bën, nëse dikush nga kjo familje i ka shërby Serbisë, unë e kam luftu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit