Lëvizja Vetëvendosje po shënon 15 vjetorin e themelimit.
Kjo po shënohet me një tubim madhështor në sheshin “Skënderbeu”, ku përveç pjesëmarrës së qindra-mijëra, i pranishëm është edhe lideri i VV-së, Albin Kurtin dhe ish-ministrat e kabinetit të tij.
Në këtë tubim ka performuanr grupi i njohur i muzikës rok, Troja.
“Kom menduar që du me e lënë muzikën, menduam që u bë mirë por po duket që duhet me zgjat me muzikë, miqtë e mi dhe unë nuk jemi këtu me ju këndu juve, por me këndu bashkë me juve, ju ftojmë me na u bashkëngjit ndoshta na dëgjojnë këta nëpër zyre”, u shpreh para pjesëmarrësve këngëtari i grupit, Bujar Berisha.
Troja performuan hitet më të njohura të grupit, teksa Albin Kurti dhe bashkë me ish-ministrat e VV-së u ngritën në këmbë dhe duartrokitën performancën e tyre.