1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Trondit ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush e qiti në pritë Besim Ramën, bashkëluftëtarin e Adem Jasharit në Galicë të Vushtrrisë

Rekomandime

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka publikuar disa të pathëna deri më tash.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për bashkëIuftëtarin e Adem Jasharit, Besim Ramën i cili, sipas Miftarit e kanë qitë në pritë në Galicë të Vushtrrisë.

Miftari përmes një shkrimi në facebook, shkruan se, Ramën në vitin 1996 e kanë tradhtuar.

Ai shton se njerëzit e UDB-së të infiltruar në UÇK, filluan të eIiminojnë krahun e bashkëIuftëtarëve të komandantit legjendar Adem Jasharit.

- Advertisement -

Ai tregon se si dy bashkëpunëtorë të UDB-së e kanë pritur Besim Ramën ta kapin të gjallë në Galicë.

Lexojeni shkrimin e Naim Miftarit:

- Advertisement -

Tradhtia e madhe!

Tradhtia e një mëngjesi, fshati Galicë regjioni i Drenicës fundi i 1996 kur UDB-ja e infiltruar me njerëz të vet në UÇK filloi ti eliminojë krahun dhe bashkëIuftëtarët e Adem Jasharit dhe gjithë atyre Iuftëtarve tjerë që e Iuftonin Serbinë seriozisht, pas kësaj vjen pastaj arrestimi i grupit të Nait Hasanit, Hasan Zenelit… vr.sja e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxha, Besnik Restelicës… të gjitha këto tradhti janë të lidhura në mes vetit!

Koha kur bashkëIuftëtarin e Adem Jasharit për ish Iuftëtarin e orëve të para të UÇK, Besim Ramen e hedhen në gojë të ujkut (dy Iuftëtarë kinse të luftës UÇK po në fakt bashkëpunëtorë të UDB) e hedhen në prit 1997 në Drenicë në fshatin Galicë, ku pjesëtarët e UDB-së që ishin maskuar me plisa të bardhë dhe një puntor të KEK-ut në një kamionetë – Tamiq e prisnin për ta kapur Besim Ramen gjallë pasi kishin fort informata të sigurta (nga informatorët e tyre që i kishin në UÇK) se asaj rrugës do të udhëtonte atë kohë bashkëIuftëtari i Adem Jasharit Iuftëtari Besim Rama!

Qëllimi final i UDB dhe i disa bashkëpunëtorëve të tyre që ishin hedhur në UÇK, që komandanti Adem Jasharit ti eIiminoheshin dhe t’i izolonin të gjithë bashkë Iuftëtarët e zot që në fund të ishte shumë ma lehtë për Serbinë ta vr.ste Adem Jasharin dhe LPK-ja dhe sidomis UÇK_-ja dhe fondi Velndlindja thërret të kalonte siç kaloi në duart e bashi-buzukave bashkëpunëtorëve të sigurimit Serb dhe Francez… a duhet edhe ata bashkëIuftëtarët e UDB-së patriota me kërkua birën e miut sot ..!

Pse kurrë nuk u hetuan këto tradhtira që ju ban pas shpinës UÇK pse nuk u hetun nga kta qindra “bashkëIuftëtar” që na rrejshin pas Iuftës si bashkëIuftëtar të Adem Jasharit e Zahir Pajazitut e Salih Qekut edhe S. G. që kinse filloi ta hetojë rastin e tradhtisë që u bë  në rastin e Galicës u tërhjek menjëherë nga hetimi kinse i atij rastit!

Ose pse nuk u hetu kurrë nga Shtabi i Përgjithshum nga rrahagjoksat si ”bashkëIuftëtarët” e rrejshum të Adem Jasharit .. nga sektori i veçantë, nga byroja politike, nga LPK apo nga ZKZ, policia ushtarake. …rasti i Gani Thaçit sidomis atij filmit të përbashkët me UDB për kinse arrestimin dhe lirimin e tij pas do ditësh!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit