-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tronditet Policia: Hetuesi i arrestuar është familjar i krahut të djathtë të Rashit Qalajt

Rekomandime

Pas arrestimi të Lavdim Osmanit, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, për Gazetën Insajderi, ka folur Bashkim Spahiu, drejtor i Krimeve Ekonomike për gjithë Kosovën.

- Advertisement -

I pyetur nga gazeta se si e komenton arrestimin e Osmanit, dhe se a e ka djalë të tezës atë, ai është përgjigjur shkurt që s’mund të flasë.

Duke mos e mohuar kështu që Osmanin e ka apo jo djalë të tezës.

“Nuk dua të deklarohem në lidhje me këtë. Nuk dua ta dëmtoj procesin e hetimit”, i ka thënë Spahiu Insajderit.

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës, pak minuta më parë ka kryer një aksion-arrestimi në qendër të Prishtinës dhe se në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Insajderi mëson se drejtuesi i Krimeve Ekonomike ka qenë udhëheqësi i një grupi policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.

- Advertisement -

Osmani dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit