13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Zyrtari i VV’së thotë se është zbuluar fajtori për korrupsionin dhe keqqeverisjen

Rekomandime

Zyrtari i VV’së, Arbër Zaimi, ka bërë një postim sarkastik ndaj opozitës dhe akuzave të tyre në ditët e para të pushtetit.

- Advertisement -

Shumë deputetë morën fjalën në foltoren e Kuvendit ditën e formimit të Qeverisë, për të hedhur akuza ndaj mandatarit për kryeministër, Albin Kurti. Disa nga ta e akuzuan atë, dhe VV’në, se po lexojnë shumë libra.

E Zaimi i është përgjigjur këtyre akuzave.

“Zbulohet kush e ka fajin për korrupsionin e administratës, pasurimin e paligjshëm të politikanëve, shkatërrimin e arsimit dhe uljen e nivelit kulturor të shoqërisë, varfërimin e vendit, rritjen e papunësisë, ndotjen e ajrit dhe të ujit, përhapjen e kriminalitetit dhe dhunës, mërgimin e pandalshëm të rinisë, izolimin e vendit dhe tërheqjet e njohjeve”, thotë ai në një postim ën Facebook.

- Advertisement -

Ai nuk heziton dhe e tregon fajtorin.

“Fajin të dashur miq, e ka libri dhe lexuesi. Nuk rregullohet me libra kjo punë”, zbulon Zaimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit