5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Trump do një marrëveshje për Kosovën para zgjedhjeve presidenciale, në SHBA

Rekomandime

Administrata Trump padyshim se dëshiron të arrijë një marrëveshje përfundimtare për Kosovën përpara zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nëntor të vitit 2020, pasi do të ishte një “plus i madh” për fushatën e tij.

Gazeta serbe “Danas” shkruan se për pozicionin e kreut të shtetit amerikan do të ishte edhe më mirë ta bënte këtë gjë vetëm para zgjedhjeve, dhe jo në qershor, kur do të harrohet një gjë e tillë, transmeton KK.

- Advertisement -

Ndërkohë që në Serbi një qeveri e re do të formohet në fund të majit ose në fillim të qershorit të vitit të ardhshëm, pas zgjedhjeve, madje edheBeogradi zyrtar nuk do të jetë i gatshëm të pranojë marrëveshjen gjatë kësaj periudhe.

Kësisoj i kanë thënë kësaj gazete jozyrtarisht disa përfaqësues diplomatikë duke komentuar raportimet e mediave se plani i administratës amerikane është që marrëveshja Beograd-Prishtinë të nënshkruhet deri në verën e vitit të ardhshëm.

Burimet e “Danas” vlerësojnë gjithashtu se pretendimet e mediave nuk tingëllojnë realiste që të dyja palët mund të ulen në tryezën e bisedimeve përsëri në mes të muajit shtator, duke përmendur se ka më shumë të ngjarë të bëhet në fund të vjeshtës ose fillim të dimrit.

- Advertisement -

Është joreale që bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës të rinisin në mes të shtatorit, pasi zgjedhjet parlamentare të Kosovës do të mbahen në fund të shtatorit ose fillim të tetorit. Do të duhej të pritej për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që Prishtina të formojë një ekip negociues, gjë që nuk mund të ndodhë para nëntorit ose dhjetorit”, shpjegojnë diplomatët duke rikujtuar se pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se dialogu për Kosovën “në rastin më të mirë” mund të rifillojë në dhjetor.

BE nuk ka pasur kapacitet që të përfundojë me sukses negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe Trump më në fund ka stabilizuar ekipin e tij të politikës së jashtme, i cili më parë është tronditur nga ndryshimet në vazhdim të personelit. Është e vërtetë që SHBA-ja po kërkon nga Qeveria e Kosovës që të heq taksën për mallrat nga Serbia, por në të njëjtën kohë, ata kërkojnë që Serbia të mos bllokojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe insistojnë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Qëllimi përfundimtar i Amerikës është të shtypë ndikimin e Rusisë në Serbi dhe Ballkan, dhe që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në NATO dhe më vonë në BE”, thonë diplomatët, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Gregory Raymond, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Boise në Idaho, thotë për gazetën “Danas” se dialogu Beograd-Prishtinë është “shumë i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara” për “stabilizimin e rajonit, por është e vështirë të imagjinohet se si do të vazhdojnë negociatat gjersa është në fuqi taksa e Kosovës”.

“Takimi i presidentit serb me sekretarin amerikan të Shtetit ritheksoi se Washingtoni beson se taksa duhet të hiqet dhe dialogu të vazhdojë. Zyrtarët në Prishtinë tashmë duhet të jenë të vetëdijshëm për një qëndrim të tillë amerikan, kështu që është e vështirë të thuhet nëse ata do të ndryshojnë mendimin e tyre pas thirrjes së re të SHBA-së për heqjen e taksës”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit