Një gjykatës në shtetin e Xhorxhisë mohoi përpjekjen e republikanëve për të rishikuar numërimin e votave në atë shtet – verdikti i parë nga një seri padish të ngritura nga fushata Trump.
Çështja u ngrit pasi një dëshmitar republikan, pa siguruar prova, tha se ai nuk e dinte nëse grumbulli i 53 fletëvotimeve ishte marrë në kohë.
Të enjten në mëngjes, gjyqtari James Bays e hodhi poshtë çështjen me një vendim me fjalinë: “Asnjë shpjegim”.
“Pas shqyrtimit të provave, unë hedh poshtë kërkesën, refuzoj kërkesën, faleminderit zotërinj,” përfundoi gjykatësi.