10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Trump i shkruan Serbisë, ka një kërkesë në lidhje me Kosovën

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Serbia normalizimin e raporteve me Kosovën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka uruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për ditën e pavarësisë me mesazhin e mirëpritjes së afërsisë së miqësisë mes dy shteteve.

- Advertisement -

Urimin e personalizuar, Trump ia ka dërguar Vuçiqit nëpërmjet ambasadorit amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.

I nderuari president, populli amerikan dhe unë personalisht dërgojmë urimet më të ngrohta juve dhe popullit serb me rastin e ditës së pavarësisë, 15 shkurt”, thuhet në mesazhin e urimit të Trumpit, raportojnë mediat serbe.

Trump në mesazhin e urimit po ashtu ka paraqitur një kërkesë për Serbinë duke i bërë thirrje për normalizimin e raporteve me Kosovën.

- Advertisement -

Normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën e integrimit evropian të Serbisë.

Në të ardhmen, mund të mbështeteni tek përkrahja e SHBA-së në rrugën tuaj për arritjen e synimit, anëtarësimin në BE si dhe përpjekjeve për fuqizimin e reformave që janë të nevojshme për të arritur deri tek caku i dëshiruar”, shtoi Trump.

- Advertisement -

Serbia e shënon ditën e pavarësisë më 15 shkurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit