6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Trump: Lajme të mrekullueshme për vaksinat!

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka befasuar me postimin e fundit për vaksinat kundër COVID-19.

- Advertisement -

Edhe pse nuk dha asnjë detaj, Trump paralajmëroi lajme të mrekullueshme.

“Lajm i mrekullueshëm për vaksinat”, shkroi Trump në Twitter.


Të dhëna shpresëdhënëse erdhën paraprakisht nga SHBA sa i përket krijimit të vaksinës kundër koronavirusit. Kompania “Moderna” njoftoi se vaksina e saj eksperimentale ka rezultuar pa probleme serioze dhe ka nxitur reagim të sistemit imunitar te 45 vullnetarët që morën pjesë në eksperiment.

- Advertisement -

Siç u bë e ditur në një njoftim, asnjë prej individëve që iu nënshtrua vaksinës, nuk shfaqi efekte shqetësuese anësore, por disa prej tyre patën reaksione të lehta, si lodhje, dhimbje koke, ethe, apo dhimbje muskujsh. Këto efekte u vërejtën kryesisht te personat që morën dy doza apo një dozë më të lartë të vaksinës, njofton ekipi shkencor në një artikull në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”.

Trump, “lajme të mrekullueshme” mund t’i ketë quajtur këto.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit