7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Trusti tregon procedurat si të tërhiqet 10 përqindëshi

Rekomandime

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se tërheqja e 10-përqindëshit nga Fondi (Trusti) mund të bëhet online.“Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti”, thuhet në njoftim.Tutje në njoftim bëhet e ditur se në dispozicion janë 4 muaj për të aplikuar për tërheqjen e mjeteve.

- Advertisement -

“Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim. Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, thuhet në njoftim.Më dekretimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët kanë të drejtë të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Fondi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit